Aktualitet

EMRI/ U plagos me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Institutit, identifikohet 40-vjeçari! Autori ende në arrati

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në zonën e Institutit, ndërsa rreth 40-vjeçari ka mbërritur vetë në spital për të marrë ndihmën e parë.

24 Nëntor 2025, 07:15 Nga M.L
EMRI/ U plagos me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e
Foto ilustruese

TIRANA-  Personi i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 23 nëntorit në kryeqytet është identifikuar si Marilen Jata. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në zonën e Institutit, ndërsa rreth 40-vjeçari ka mbërritur vetë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat policore dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin, si dhe për të zbardhur plotësisht dinamiken e incidentit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit./ Dosja.al

marilen jata plagosje ne institut

Sondazh

Poll