Aktualitet

Temperatura deri në -1 gradë Celcius! Rikthehet dielli e reshjet e dëborës në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët.

24 Nëntor 2025, 07:10 Nga M.L
Temperatura deri në -1 gradë Celcius! Rikthehet dielli e reshjet e
Foto ilustruese

TIRANA- Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë./ Dosja.al

parashikimi i motit

Sondazh

Poll