Politike

Buxheti i ngrirë rrezikon shërbimet! Prishtina drejt "paralizës", Përparim Rama njofton ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme

Në një konferencë për media, Rama tha se vendimi i ministrisë po rrezikon funksionimin normal të institucioneve lokale.

23 Nëntor 2025, 15:32 Nga M.L
Buxheti i ngrirë rrezikon shërbimet! Prishtina drejt
Përparim Rama, konferencë për mediat

KOSOVA- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur alarmin për gjendjen financiare të komunës pas bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Në një konferencë për media, Rama tha se vendimi i ministrisë po rrezikon funksionimin normal të institucioneve lokale.

Sipas tij, situata është përshkallëzuar në nivel kritik dhe shumë shërbime publike janë pranë paralizimit. Ndër më të rëndat është ndërprerja e transportit publik, e cila do të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme. Më tej Ramaa i bëri thirrje Qeverisë dhe institucioneve qendrore të ndërhyjnë pa vonesë për të zhbllokuar buxhetin dhe për të shmangur një krizë të plotë në kryeqytet.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga.

Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit.

Në cilësinë e kryetarit të kryeqytetit, qytetarët janë përcaktuar që unë ta drejtoj edhe për një mandat. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, zyrtarëve dhe ministrave: veproni. Zgjedhjet kanë përfunduar, tani është koha t’u kthehemi punës”, tha Përparim Rama./ Dosja.al

përparim rama

Sondazh

Poll