Politike

Ervin Resuli: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

Ndërkohë që ka shtuar se kjo është e pakuptim për një vend që synon të integrimin europian në një sistem kapitalist.

22 Nëntor 2025, 17:52 Nga I.A
Ervin Resuli: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet
Ervin Resuli

TIRANË- Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli ka deklaruar se Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga personat që e mbajnë peng këtë institucion. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli shkruan se thekson se institucioni i Ministrisë së Bujqësisë po mbahet peng me reforma të vjetruara dhe komuniste.

Ndërkohë që ka shtuar se kjo është e pakuptim për një vend që synon të integrimin europian në një sistem kapitalist. Në fun dtë postimit, Resuli ka shtuar se Ministri duhet të shkarkojë menjëherë të dy zëvendësministrat e tij. 

Postimi i Plotë:

Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara, komuniste në një vend që synon integrimin europian në një sistem kapitalist. Ministri i ri duhet të shkëputet, e kundërta tregon qartë që do të jetë thjesht një zgjatim i Dhimos dhe Jaupllarit. Ne pritje…
Interesant mbetet fakti se pikërisht zonat elektorale dhe politike të dy zëvendësministrave dhe një deputeti janë më të goditurat nga përmbytjet. Aty ku demagogjia ka qenë ulur këmbëkryq prej vitesh, dhe ku është bërë çdo përpjekje që e vërteta të mos dalë në sipërfaqe me presione dhe pengesa, aty uji ka shtrirë sot ekspansionin e tij.

Për deputetin që shantazhonte, ushtronte presion dhe përpiqej të shtypte protestat e fermerëve ndër vite në qarkun e Fierit e të Beratit; për dy zv.Ministrat që kanë 8 vite në krye të Ministrisë së Bujqësisë – është e vështirë të kuptohet se si arrijnë t’u dalin përpara bashkëfshatarëve të tyre sot apo pse nuk e kan ndaluar permbytjet për 8 vjete ne ate ministri!

Ministri, para çdo gjëje tjetër, duhet të shkarkojë menjëherë të dy zëvendësministrat – si Zhukovi nga qielli – dhe më pas të negociojë me qeverinë krijimin e një fondi të posaçëm për dëmshpërblimet në bujqësi e blegtori. Vetëm kështu, pas tërheqjes së ujit, fermerët dhe blegtorët mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre normalisht.
Nuk e di çfarë po gënjejnë në Bruksel për bujqësinë dhe blegtorinë sot zv. Ministri Jaupllari apo zv. Ministri Dhimo, të cilët prej 8 vitesh e kanë kthyer ministrinë në pronë private, duke u justifikuar se “i mban Rama” e “nuk i heq njeri”. Por ajo që dihet qartë është se kjo situatë ka ngelur peng i paaftësisë, interesave të ngushta dhe mungesës totale të përgjegjësisë institucionale. Tani është momenti i së vërtetës... Vazhdojm duke gënjyer Brukselin dhe veten apo ndryshojme faqen e sektorit.

ervin resuli

Sondazh

Poll