Politike

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

22 Nëntor 2025, 21:15 Nga DOSJA
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit
Sali Berisha

BRAZIL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll