Politike

"Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe"/Rama në podcast: Po përgatis një libër për kënaqësinë e gjuhës shqipe

Kryeministri u shpreh se i pëlqen të shkruaj copëza, që lidhen me punën dhe fjalimet.

23 Nëntor 2025, 12:25 Nga E.d
"Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe"/Rama në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit , Edi Rama ka deklaruar se po përgadit një libër. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama e cilësoj veten si një "dashnor" të përkushtuar ndaj gjuhës shqipe. Kryeministri u shpreh se i pëlqen të shkruaj copëza, që lidhen me punën dhe fjalimet.

Ai tha se nuk ka mundësi t'i kushtoj kohë aq sa librit të tij "Kurbani", megjithatë u shpreh se po e shkruan këtë libër me shumë dëshirë. Lideri i qeverisë tha se po e shkruan këtë libër thjesht për kënaqësinë e gjuhës shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër 

"Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe, e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin pjesa që më tërhiqte me shumë ishte kur arrija që të fusja në bisedë për gjuhën. Se natyrisht ai e zotëronte shqipen në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqente shumë është kur ai bënte krahasimin me rusishten.  

Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj siç kam shkruar “Kurbanin”. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që ti shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë." tha Rama./Dosja.al

edi rama libra gjuha shqipe

Sondazh

Poll