Sport

Santos, veç frikës së rënies nga kategoria, ka edhe më shumë se 150 milionë borxhe!

Klubi i São Paulo po shqyrton shitjen e shumicës së aksioneve te një investitor privat dhe tashmë ka palë të interesuara si Chelsea, Arabia Saudite dhe fondi që zotëron PSG-në (QSI).

22 Nëntor 2025, 14:15 Nga DOSJA
Santos, veç frikës së rënies nga kategoria, ka edhe
Neymar duke festuar golin e tij ndaj Mirassol

BRAZIL - Pas një periudhe të paharrueshme në futbollin e Arabisë Saudite, Neymar u rikthye janarin e kaluar në klubin ku u zhvillua si lojtar, Santos. Kthimi i tij është shoqëruar me polemika: përplasje me tifozët dhe shtypin, si dhe tensione të brendshme me disa shokë skuadre dhe menaxhmentin e klubit.

Në aspektin sportiv, situata varet nga një fije. Me katër xhiro të mbetura në Brasileirão, Santos ndodhet në vendin e gjashtëmbëdhjetë me 37 pikë, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga Serie B.

Por problemi shkon përtej fushës. Sipas mediave braziliane, klubi është i ngarkuar me një borxh neto që tejkalon 150 milionë euro (977 milionë reais), dhe një rënie tjetër nga kategoria (e konfirmuar tashmë në vitin 2023) mund të dëmtojë më tej financat e një prej klubeve historike të futbollit të Brazilit.

Përballë këtij skenari, bordi po shqyrton një masë drastike: transformimin e Santos në një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHA) dhe shitjen e deri në 90% të kapitalit të strukturës së re te një investitor privat.

Klubi vlerësohet në 2.2 miliardë reais, rreth 346 milionë euro, kështu që do të ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit brazilian.

Chelsea, Katari dhe Arabia Saudite janë të interesuara

Edhe pse nuk është nxjerrë zyrtarisht në shitje ende, tashmë ka interes ndërkombëtar. Chelsea, nëpërmjet kompanisë së saj mëmë BlueCo, thuhet se ka shqyrtuar mundësinë e blerjes së klubit, ashtu si edhe Qatar Sports Investments (QSI), pronar i PSG-së, dhe fondi sovran i pasurisë i Arabisë Saudite, Fondi i Investimeve Publike (PIF).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll