Art&Argëtim

Dhurata e veçantë që mori për dasmën, Agim Krajka kujton si Nexhmije Pagarusha i fali të zonjës fustanin e nusërisë: Ve

10 Shkurt 2020, 17:49 Nga DOSJA
Dhurata e veçantë që mori për dasmën, Agim Krajka

TIRANË– Kompozitori Agim Krajka ka kujtuar dhuratën që ‘bilbili’ i ndjerë, Nexhmije Pagarusha i ka bërë për ditën e tij të dasmës. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Krajka tregoi historinë e veçantë se si Nexhmija i kishte dhuruar zonjës së tij fustanin nusëror në mënyrë që të celebronte ditën e damsës me të bardha.

“Ishte një dhuratë që ma bëri Nexhmije Pagarusha për ditën e dasmës time. Ishte një dhuratë përjetësore, gjë që vetëm Nexhmije Pagarusha e bën,”– tha Krajka ndër të tjera.  Gjithashtu të ftuar në studio, artistët si Zhani Ciko dhe Kujtim Alibali, të cilët shprehën mallëngjim dhe trishtimin për largimin nga jeta të Mbretëreshës së muzikës, Nexhmije Pagarusha.

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture agim krajka nexhmije pagarusha agim krajka nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll