Aktualitet

EMRAT/ Të shtënat në një lokal në Fier! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë në dysheme...

Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.

21 Nëntor 2025, 22:56 Nga M.L
EMRAT/ Të shtënat në një lokal në Fier! Policia NJOFTIM
Pamje nga vendngjarja

FIERPolicia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Fier, ku u dëgjuan të shtëna me armë pranë një qendre tregtare. Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen "8 Shkurti", dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Dosja.al

romeo Çako mariglen sinaj te shtena me arme ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2025, 22:35 M.L

Vdekja e njerëzillëkut!

Bes Kallaku Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për p...

Aktualitet 21 Nëntor 2025, 21:24 M.L

Përbindëshi në dollap!

Florian Binaj Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një...