Sport

Kristjan Asllani duhet të bindë, Torino ka dyshime për blerjen e mesfushorit…

Presidenti i Torinos: Ende herët për të vendosur për mesfushorin kuqezi

22 Nëntor 2025, 08:30 Nga DOSJA

Kristjan Asllani duhet të bindë, Torino ka dyshime për blerjen e

ITALI - Transferta është ende e dyshimtë. Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka shprehur dyshime për të ardhmen e Kristjan Asllanit te Toro.

Ai, së fundmi tha se ende nuk është vendosur nëse do të aktivizohet opsioni i blerjes përfundimtare të mesfushorit kuqezi nga Interi. Për InterNews, Cairo bëri të qartë se lojtari duhet ta “bindë” Granatën, që t’i ofrojnë një kontratë të përhershme.

Interi kaloi një pjesë të madhe të verës duke u përpjekur ta shiste Asllanin, ndërsa trajneri Cristian Chivu e konsideroi mesfushorin jo të domosdoshëm për ekipin. Pas disa refuzimeve të ofertave gjatë merkatës së verës, 23-vjeçari kaloi te Torino.

“Me Shqipërinë ka shkuar në play-off, si ne italianët. Në derbi bëri një pjesë të dytë të mirë. Asllani na pëlqen, e morëm hua dhe po bën mirë! I takon trajnerit të vendosë nëse do ta aktivizojë.

Blerja përfundimtare? Nuk ka kaluar as 1/3 e sezonit. Ne duam ta shohim në veprim. Po bën gjëra të mira dhe duhet t’i konfirmojë ato për të na bindur që ta blejmë përfundimisht!”

Asllani ka luajtur në nëntë ndeshje në Serie A me Torinon, duke grumbulluar gjithsej 612 minuta, por ende nuk ka shënuar asnjë gol me ekipin italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll