Bota

Samiti i G20-ës në Johanesburg! Udhëheqësit e BE-së pritet të takohen nesër për situatën në Ukrainë, Von Der leyen dhe Costa reagojnë për planin e Trump

Presidenti ukrainas tha se i kishte "informuar" presidentin e Komisionit dhe presidentin e Këshillit Evropian për planin e Trump për t'i dhënë fund pothuajse katër viteve të agresionit rus.

21 Nëntor 2025, 20:15 Nga M.L
Samiti i G20-ës në Johanesburg! Udhëheqësit e BE-së
 Ursula von der Leyen, Antonio Costa

BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen nesër, të shtunën, në margjinat e samitit të G20 në Johanesburg për të diskutuar situatën në Ukrainë, thanë sot Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

"Ne folëm me Presidentin Zelensky. Diskutuam situatën aktuale dhe jemi të qartë se asgjë nuk duhet të bëhet për Ukrainën pa Ukrainën", thanë Costa dhe von der Leyen në një postim në platformën X.

"Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën", theksoi presidenti i Komisionit pas telefonatës me Zelenskyn.

Presidenti ukrainas tha se i kishte "informuar" presidentin e Komisionit dhe presidentin e Këshillit Evropian për planin e Trump për t'i dhënë fund pothuajse katër viteve të agresionit rus.

"Lidhur me hapat e ardhshëm, udhëheqësit evropianë do të takohen nesër në margjinat e samitit të G20, pastaj në Angola", ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan, tha Ursula von der Leyen në Platformën X.

ursula von der leyen antonio costa

Sondazh

Poll