Bota

Ushtria izraelite vret 13 pjestarë të Hamasit në Liban, mes viktimave edhe disa minorenë

Përmes një deklarate Hamasi e quajti sulmin një masakër të tmerrshme, e cila vrau disa civilë të pafajshëm, mes tyre edhe disa minorenë.

21 Nëntor 2025, 19:29 Nga E.d
Ushtria izraelite vret 13 pjestarë të Hamasit në Liban, mes
Foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë 13 terroristë të Hamasit, në një sulm të kryer të martën në mbrëmje në kampin palestinez të refugjatëve Ain al-Hilueh, për të cilin autoritetet libaneze thanë se lanë 13 të vdekur pa specifikuar identitetet e tyre.

"Trembëdhjetë terroristë të Hamasit u eliminuan në sulm, përfshirë Jaëad Siddaëi i cili ishte i përfshirë në trajnimin e terroristëve për të kryer sulme kundër Izraelit dhe ushtarëve të tij nga toka libaneze," tha ushtria në një deklaratë.

Mediat e huaja shkruajnë se ushtria izraelite nuk është përgjigjur për emrat e personave të vrarë në sulm. Përmes një deklarate Hamasi e quajti sulmin një masakër të tmerrshme, e cila vrau disa civilë të pafajshëm, mes tyre edhe disa minorenë. Menjëherë pas sulmit, ushtria izraelite njoftoi se kishte shënjestruar terroristët në veprim në një kamp trajnimi të Hamasit.

"Pretendimet e Izraelit se vendi i shënjestruar gjoja ishte një qendër trajnimi që i përkiste lëvizjes nuk janë gjë tjetër veçse shpifje e pastër që synojnë justifikimin e sulmit të tij kriminal dhe nxitjen e urrejtjes kundër kampeve të refugjatëve dhe popullit tonë palestinez", shkroi Hamasi, duke theksuar se nuk ka instalime ushtarake në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban.

Ushtria izraelite publikoi një video të sulmit të saj, e cila tregonte një sulm ndaj një ndërtese, por Hamasi deklaron se ajo që u shënjestrua është një fushë e hapur e frekuentuar nga të rinjtë e kampit dhe se ata që u shënjestruan ishin një grup të rinjsh që ishin në fushë në kohën e sulmit./Dosja.al

izrael hamas minorenë

Sondazh

Poll