Bota

"Stop luftës", Trump ultimatum Ukrainës për planin 28-pikësh: Ne duam që vrasjet të ndalen, afati i fundit është 27 nëntori

Lidhur me shqetësimet se Rusia në të ardhmen mund të përbëjë një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte.

21 Nëntor 2025, 17:27 Nga M.L
"Stop luftës", Trump ultimatum Ukrainës për planin
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë Ukrainës një ultimatum për t'iu përgjigjur planit prej 28 pikash të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve.

"Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është koha e duhur", tha presidenti amerikan. Megjithatë, ai la një "dritare" për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën "shkojnë mirë".

Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin me 28 pika, të cilin ai tha se SHBA-të “e mbështesin për një arsye, ne duam që vrasjet të ndalen”.

Lidhur me shqetësimet se Rusia në të ardhmen mund të përbëjë një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte.

“Ata nuk po kërkojnë më shumë luftë”, vuri në dukje ai, “ata tashmë po ndëshkohen”.

Në intervistën e tij, ai këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “brenda një periudhe të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdonte.

donald trump

Sondazh

Poll