Politike

7 orë takim të Rama-Balluku/ Reagon Gazment Bardhi: Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar.

20 Nëntor 2025, 20:36 Nga E. D
7 orë takim të Rama-Balluku/ Reagon Gazment Bardhi: Edi Rama
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar. Demokrati ndër të tjera thekson se Balluku ende nuk është pezulluar si deputet e parlamentit, megjithatë fundin e saj politik e shikon të afërt, ashtu sikurse edhe atë të Ramës.

Reagimi i Bardhit: 

Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti! Për pushtetin e tij, ka kohë që ka shkallmuar çdo rregull dhe standard të funksionimit demokratik të shtetit, duke nisur nga themeli kushtetues i Republikës “qeverisja bazohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme”!

Teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar! Pra, Kushtetuta dhe ligji që i njeh këtë autoritet Gjykatës dhe SPAK, janë gabim, ndërsa sistemi i Edi Ramës që qeverisjen e dikton krimi i organizuar dhe korrupsioni, është i drejtë. Çfarë turpi dhe mjerimi!

Belinda Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete. Këtë e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kanë respektuar këtë ndalim. Ndërkohë “pezullimi për të ushtruar funksionet publike” në pushtetin ekzekutiv është qëllimi për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj, në kushtet kur vendimmarrja për shkarkim i është besuar një njeriu të papërgjegjshëm (siç është Edi Rama) apo një bashkëfajtori në korrupsion me të pandehurin (siç është po Edi Rama)!

Mjerimi në logjikë nuk e shpëton dot as të pandehurën e sotme Belinda Balluku dhe as të pandehurin e afërt në kohë Edi Rama! Fundi i tyre i shpejtë është shkruar nga sistemi korruptiv i qeverisjes që kanë ndërtuar vetë./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll