Politike

Rama del nga kryeministria për darkën me Marta Kos/ Pas tij edhe Balluku largohet nga godina e qeverisë! Çfarë ndodhi në takimin ‘kokë më kokë’

Bëhet me dije se Balluku nuk është larguar me makinën e saj nga Kryeministia, por me një makinë tjetër.

20 Nëntor 2025, 20:22 Nga E. D
Rama del nga kryeministria për darkën me Marta Kos/ Pas tij edhe
Kryeministria

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga GJKKO është largua nga ambjentet e kryeministrisë, pas takimit me Ramën për më shumë se 7 orë. Bëhet me dije se Balluku nuk është larguar me makinën e saj nga Kryeministia, por me një makinë tjetër.

Më herët nga kryeministria doli Rama, i cili u drejtua në darkën e organizuar në nder të komisioneres së zgjerimit në BE, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë për samitin e së premtes për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme. 

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

edi rama belinda balluku gjkko spak

Sondazh

Poll