Politike

Seanca paraprake në GJKKO/ Evis Berberi nuk pranon akuzat, kërkon kthimin e çështjes në prokurori për plotësim hetimesh

Gjatë kësaj seance avokatët e Berberit kanë kërkuar kthimin e çështjes në prokurori për plotësim hetimesh.

20 Nëntor 2025, 13:49 Nga E.d
 
Seanca paraprake në GJKKO/ Evis Berberi nuk pranon akuzat,
Evis Berberi

TIRANË- GJKKO ka zhvilluar sot seancën paraprake për Evis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH, i cili akuzohet për korupsion pasive dhe pastrim parash. Gjatë kësaj seance avokatët e Berberit kanë kërkuar kthimin e çështjes në prokurori për plotësim hetimesh. Kjo pasi sipas tyre, akuzat për korrupsion dhe pastrim parash nuk mbështeten me prova të mjaftueshme.

Avokatët e tij thanë para trupit gjykuese se hetimet ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk kanë arritur të vërtetojnë lidhjen e tij me veprat për të cilat akuzohet. Ndërsa edhe avokatët e të pandehurit Valter Begaj, kanë kërkuar kthimin e çështjes në SPAK, për plotësim hetimesh.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.  Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. /Dosja.al

arrsh evis berberi gjkko

Sondazh

Poll