Klani mafioz shqiptar "çmoi" 1 milion euro eleminimin e prokurorit belg! Dyshohet se po planifikonin sulm ndaj Julien Moinil, lirohen 8 shqiptarët e arrestuar për mungesë provash
Për shkak të rrezikut të lartë, Moinil u vendos nën mbrojtje policore, ndërsa niveli i kërcënimit ndaj tij u ngrit në shkallën 4 – nivelin maksimal të alarmit.
BELGJIKË- Prokuroria Federale e Belgjikës ka kryer një operacion të gjerë hetimor pas kërcënimeve serioze që prej muajit korrik janë drejtuar ndaj prokurorit publik Julien Moinil, i njohur për luftën e tij ndaj trafikut të drogës. Për shkak të rrezikut të lartë, Moinil u vendos nën mbrojtje policore, ndërsa niveli i kërcënimit ndaj tij u ngrit në shkallën 4 – nivelin maksimal të alarmit.
Hetimet kanë treguar se kërcënimet dyshohet se vijnë nga individë të lidhur me botën kriminale shqiptare, të implikuar në trafikun e organizuar të drogës. Për çështjen janë vënë në dispozicion burime të konsiderueshme operative dhe teknike.
Të martën, policia ndërmori 18 bastisje në Bruksel dhe Leuven, duke ndaluar tetë persona dhe sekuestruar disa sende të rëndësishme për hetimin. Të dyshuarit u morën në pyetje gjatë orëve të fundit, por më pas u lanë të lirë.
Sipas Prokurorisë Federale, lirimi u vendos pasi në këtë fazë nuk ka prova të mjaftueshme për të justifikuar arrestimin e tyre. Hetimet po vijojnë, përfshirë analizën e materialeve të sekuestruara, ndërsa autoritetet nuk japin detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Sondazh
U shtyp brenda një kamioni mbeturinash, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton
Foto ilustruese ANGLI- Një komunitet i tronditur në Northampton ka nderuar me homazhe 30-vjeçarin shqiptar Sajmir B., i cili humbi jet&eum...
Deklarim i pamjaftueshëm dhe përpjekje për të fshehur pasurinë! Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon përfundimisht prokurorin Bardhyl Shehu
Foto ilustruese TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës, ...
Vjosa drejt pikës kritike! Rritet rreziku që lumi të dalë nga shtrati, uji arrin mbi 6 metra
Foto ilustruese FIER- Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun ...
Legjenda e Hollivudit, Robert De Niro do të luajë në një film mbi luftën e Kosovës! Ja çfarë roli do të ketë aktori i shquar
Robert De Niro, foto ilustruese KOSOVA- Legjenda e Hollivudit, Robert De Niro, do të marrë pjesë në një projekt të veç...
BIRN: Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin
Foto ilustruese Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, m...
Atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas! Policia dhe hetimet në "errësirë" totale, merren në pyetje persona të rrezikshëm, ende asnjë gjurmë e autorëve
Atentati, viktimat, foto ilustruese TIRANA- Një javë pas atentatit të rëndë të ndodhur në zonën e Rinasit, ku ...
Bonusi përpara 11 majit/ BIRN: Si u joshën pensionistët në prag të zgjedhjeve
foto ilustruese TIRANË- Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon or&eum...
"I thashë 'do të më vrasësh', më tha 'hajde o idiot'"/ Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek, prokuroria nis hetim për vrasje me dashje ndaj të riut shqiptar
GREQI- Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës ka nisur procedim penal për krimin e vrasjes së paqëllimshme n&eum...
Situata e rënduar prej motit të keq! Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë po tërhiqen në shtrat, ja si paraqitet gjendja në disa qarqe të vendit
Foto ilustruese TIRANA- Autoritetet po monitorojnë situatën e rëndë në të gjitha qarqet dhe po punojnë për nor...
Vrau Flori Paluçin në Manzë të Durrësit më 22 tetor/ Vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa, sekuestrohet arma e krimit
foto ilustruese DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit është vetë...

