19 Nëntor 2025, 21:38
Nga M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Një komunitet i tronditur në Northampton ka nderuar me homazhe 30-vjeçarin shqiptar Sajmir B., i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik më 31 tetor, kur u shtyp brenda një kamioni mbeturinash. I riu ishte strehuar përkohësisht në një kazan, pasi atë natë nuk kishte gjetur një vend ku të qëndronte. Pas dëmtimeve të rënda, ai u dërgua në Spitalin Universitar Coventry, ku ndërroi jetë më 6 nëntor.
Koronerja Anne Pember konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumëfishtë i organeve si pasojë e shtypjes. Hetimi i plotë pritet të zhvillohet më 29 prill. Ndërkohë, trupi i Sajmirit është kthyer në Shqipëri dhe ceremonia e varrimit është kryer pranë familjarëve.
Të njohur të tij e përshkruanin të riun si një njeri punëtor dhe të sjellshëm, duke theksuar se nuk ishte person që flinte zakonisht në rrugë, por atë natë kishte mbetur pa strehë. Ata apeluan për më shumë kujdes nga kompanitë e mbeturinave, duke kërkuar që kazanet të kontrollohen para ngarkimit për të shmangur tragjedi të tjera.
Kompania Veolia, që operonte kamionin, shprehu keqardhje të thellë për ngjarjen dhe theksoi se shoferi ka vepruar sipas protokolleve. Ndërsa policia deklaroi se nuk ka prova që sugjerojnë rrethana të dyshimta, kompania nënvizoi se raste të tilla shtohen gjatë dimrit dhe se është e nevojshme rritja e ndërgjegjësimit për personat që kërkojnë strehë në kazane mbeturinash./ Dosja.al
sajmir b northampton
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 20:53
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës, ...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 20:47
M.L
Foto ilustruese
FIER- Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun ...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 20:28
M.L
Robert De Niro, foto ilustruese
KOSOVA- Legjenda e Hollivudit, Robert De Niro, do të marrë pjesë në një projekt të veç...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 19:47
M.L
Foto ilustruese
Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, m...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 18:29
M.L
Atentati, viktimat, foto ilustruese
TIRANA- Një javë pas atentatit të rëndë të ndodhur në zonën e Rinasit, ku ...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 18:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon or&eum...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 17:05
M.L
GREQI- Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës ka nisur procedim penal për krimin e vrasjes së paqëllimshme n&eum...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 16:54
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Autoritetet po monitorojnë situatën e rëndë në të gjitha qarqet dhe po punojnë për nor...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 16:38
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit është vetë...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 16:18
E. D
29-vjeçari shqiptar
GREQI- Personi që shihni në foto është, 29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje 58-vje&cce...