19 Nëntor 2025, 15:36
Nga M.L
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Dështojnë sërish përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Edhe në seancën e sotme, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.
Seanca u mbyll pa vendim, duke e lënë vendin ende pa një qeveri të re funksionale dhe në pritje të hapave të mëtejshëm politikë.
Konjufca tha se pa votimin e një Qeverie të re, vendi e ka të sigurt vetëm një gjë: thellimin e krizës. Gjithashtu ai prezantoi edhe kabinetin qeveritar, të përbërë nga 20 portofola ministrash.
Bie në sy se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë portofolin e ministrit të Jashtëm dhe njëkohësisht zv/kryeministrit. Opozita e ka bojkotuar këtë seancë.
“Me këtë Qeveri e kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë drejt në zgjedhje. Tash, nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor, kush do të na garantojë që do t’i shmangin ato edhe në mars?”, pyeti ai.
Ai tha se ky vit përshkruhet me bllokadë institucionale, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk i ka krijuar institucionet e reja.
“Për herë të parë, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.
Sipas tij, ky vit do të mbahet mend si vit ku u humb kohë për krijimin e institucioneve të Kosovës, informon Radio Evropa e Lirë.
Në ekspozenë e tij, Konjufca tha se ekzekutivi i tij, nëse zgjidhet do t’i trajtojë çështjet kryesore: “buxhetin e shtetit, miratimin e Planit të Rritjes, disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, ekzekutimin e pagave dhe miratimin e buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”.
Konjufca prezantoi para Kuvendit përbërjen e propozuar qeveritare:
-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti
-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
-Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka
-Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati
-Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti
-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
-Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu
-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani
-Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu
-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri
-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi
-Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari
-Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli
-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
-Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall./ Dosja.al
glauk konjufca qeveria e re e kosoves
Politike
19 Nëntor 2025, 15:04
E. D
Glauk Konjufca
KOSOVË- Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund kri...
Politike
19 Nëntor 2025, 14:46
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se buxheti që pritet të miratohet në parlament...
Politike
19 Nëntor 2025, 14:27
E. D
Edi Rama
HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistë për gazetën holandeze ‘Volkskrant’, ku ka folur p&eum...
Politike
19 Nëntor 2025, 14:05
E. D
TikTok
KOSOVË- Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativëve politikë gjat&e...
Politike
19 Nëntor 2025, 13:46
I.A
Shehaj dhe Balla
TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë pas tensioneve në Kuvend. Pasi deputetit Agron Shehajt iu kë...
Politike
19 Nëntor 2025, 10:05
I.A
Sofi Xhafo
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur ndryshe. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka bashkëdrejtuar për disa momente seancën ple...
Politike
19 Nëntor 2025, 13:23
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Tensionet në Kuvend kanë çuar në ndërprerjen e seancës plenare. Mësohet se tensionet ka...
Politike
19 Nëntor 2025, 13:22
E. D
pamje nga kuvendi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është përplasur me Agron Shehaj. Ky i fundit ka folur nga vendi,...
Politike
19 Nëntor 2025, 13:19
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia është përjashtuar sot nga Kuvendi. Në seancën e sotme, Shehaj ësh...
Politike
19 Nëntor 2025, 13:21
E. D
\
Agron Shehaj, Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është përplasur me gjatë fjalës së...