Sport

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet në vendin e 80-të!...

Nuk ndryshojnë 4 vendet e para në renditje me Spanjën që zë vendin e pare, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia.

19 Nëntor 2025, 17:54 Nga DOSJA

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet në

ZVICER - Është publikuar pasditen e sotme renditja e FIFA-s për skuadrat kombëtare, pas përfundimit të ndeshjeve të nëntorit.

Kombëtarja shqiptare ka zbritur 2 pozicione dhe tashmë renditet në vendin e 63-të, ndonëse fitoi me Andorrën dhe u mund nga Anglia në dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet në

Ka fituar 4 pozicione Kosova, që tashmë është ngjitur në vendin e 80-të pas fitores përballë Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës.

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet në

Brazili fiton 2 pozicione dhe ngjitet në vendin e 5-të, edhe Gjermania dhe Kroacia fitojnë nga një pozicion. Nuk ndryshojnë 4 vendet e para në renditje me Spanjën që zë vendin e pare, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia.

Ja dhe renditja e më e fundit e “Top 10” ekipeve të para në renditjen e FIFA-s:

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll