Sport

U vendos: Superkupa e Francës midis PSG-së dhe Marsejës do të luhet në Kuvajt…

Takimi është planifikuar për më 8 janar.

19 Nëntor 2025, 17:12 Nga DOSJA

U vendos: Superkupa e Francës midis PSG-së dhe Marsejës do

FRANCE - Superkupa e Francës, midis kampionëve të PSG-së dhe nënkampionëve të Marsejës, do të luhet në Kuvajt më 8 janar, në një bashkëorganizim midis Ligue 1 dhe Federatës Kuvajtiane.

Informacioni u publikua këtë të mërkurë nga pala franceze, duke deklaruar se ndeshja do të zhvillohet në orën 21:00 sipas kohës franceze dhe do të transmetohet në disa kanale ndërkombëtare.

Këtë sezon, PSG dhe Marseja janë përballur tashmë me njëra-tjetrën në ligë, me Marsejën që fitoi 1-0 në një ndeshje të raundit të pestë të luajtur më 22 shtator, ndërkohë që PSG-ja nuk kishte në dispozicion João Neves, Doue, Barcola ose Dembélé.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll