Sport

Një javë për t’u harruar për Adeyemi-n: tani ai është dënuar të stërvitet me fëmijët...

Pasi u përplas me trajnerin dhe u dënua për armëmbajtje pa leje…

19 Nëntor 2025, 17:42 Nga DOSJA

Një javë për t’u harruar për Adeyemi-n: tani ai

GJERMANI - Java e fundit ka qenë plot emocione të forta - për të gjitha arsyet e gabuara - për Karim Adeyemi-n.

Pas përplasjes me trajnerin Niko Kovac dhe dënimit për armëmbajtje pa leje, ylli i Borussia Dortmund mësoi për dënimin që do të duhet të vuajë. Dhe mund të thuhet me siguri se është diçka e papritur...

Sipas 'Bild', Borussia Dortmund ka vendosur që Adeyemi do të duhet t'i bashkohet Nordstadtligës, një ligë futbolli rrugore për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj në veri të Dortmundit, për një periudhë kohore. Në fakt, aty lojtari do të zhvillojë seancat e tij të ardhshme stërvitore.

Duhet theksuar se klubi vendosi ta ndëshkojnë menjëherë Adeyemi-n, pavarësisht se ai kishte kërkuar falje publikisht për veprimet e tij të fundit:

"Ishte një gabim i madh. Një gabim për të cilin pendohem thellësisht dhe që më ka kushtuar shtrenjtë. E di që jam në qendër të vëmendjes dhe se kam përgjegjësinë të jem shembull. Dështova.

Dhe pikërisht për këtë arsye kjo më dhemb, sepse kam vepruar në mënyrë të pamatur. Mësova më shumë nga kjo sesa mund ta shpreh me fjalë", shkroi lojtari.

Vlen të kujtohet se Adeyemi kishte qenë një lojtar i rëndësishëm për Dortmundin këtë sezon, me tre gola dhe tre asiste në 14 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll