Sport

Alyssa Lehmann, viktimë e një vjedhje me thyerje...

Futbollistja zvicerane reagoi me sarkazëm ndaj imazhit të shtëpisë së saj të shkatërruar në Como, pas një vjedhjeje me thyerje.

18 Nëntor 2025, 19:00 Nga DOSJA

Alyssa Lehmann, viktimë e një vjedhje me thyerje...

ITALI - Problemi që po godet Premier League, ku pothuajse çdo javë shtëpia e një futbollisti vihet në shënjestër të grabitësve, është transferuar edhe në Itali dhe ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky është një incident i izoluar.

Por sigurisht që është diçka krejtësisht e ndryshme, pasi në Itali, Alyssa Lehmann, një nga personalitetet më të njohura në futbollin e femrave, ishte viktimë e një vjedhjeje me thyerje.

Futbollistja zvicerane ka luajtur në ligë për dy vitet e fundit, fillimisht me Juventusin dhe vitin e kaluar me Comon, duke mbetur shumë popullore në rrjetet sociale me miliona ndjekës. Megjithatë, historia e fundit që ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram shkaktoi pak tronditje, pasi tregonte shtëpinë e saj në rrëmujë pas një "vizite" nga grabitësit.

Hetimet e policisë për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar, ndërsa vetë Lehmann komentoi me sarkazëm kaosin e lënë pas nga grabitësit, siç deklaroi në postimin e saj: "Herën tjetër që do të më vidhni shtëpinë, ju lutem pastroni atë".

Në fakt, ajo pa dashje (?) zbuloi një fakt tjetër që njerëzit nuk e dinin, pasi përmendi në fund të postimit se vuan nga “Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv” (që do të thotë se është e fiksuar pas pastërtisë dhe dëshiron që gjërat e saj të jenë të rregullta).

Alyssa Lehmann, viktimë e një vjedhje me thyerje...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll