Sport

Babai i lojtares, i nervozuar me trajnerin e Romës, e sulmon nga tribuna: "Je idiot!"

Shkak aktivizimi i paktë i Giulia Dragonit në emblemën romake

18 Nëntor 2025, 16:30 Nga DOSJA
Babai i lojtares, i nervozuar me trajnerin e Romës, e sulmon nga tribuna:
Giulia Dragoni

ITALI - Babai i lojtares italiane Giulia Dragoni është i pakënaqur me kohën e kufizuar të lojës së vajzës së tij te Roma - mesfushorja 19-vjeçare ka grumbulluar vetëm 347 minuta në tetë ndeshje, në atë që është sezoni i saj i dytë me klubin romak, në huazim nga Barcelona.

Sipas 'Gazetta dello Sport', babai i Giulia Dragonit tregoi gjithë tërbimin e tij ndaj trajnerit Luca Rossettini, pas fitores së Romës në derbin kundër Lazios (1-0), në të cilën lojtarja hyri në lojë në minutën e 81-të.

"Pse nuk e fusni Giulian në lojë? Nëse do ta dija këtë, do të kisha qëndruar në Barcelonë. Je idiot", tha babai i Giulia Dragonit nga tribuna, duke iu drejtuar trajnerit, i cili, sipas gazetës italiane, e shikoi, por zgjodhi të mos u përgjigjej fyerjeve.

Shtypi katalanas, më konkretisht 'Mundo Deportivo', shton se Giulia Dragoni nuk është dakord me mendimin e babait të saj, duke injoruar sjelljen e tij. Gazeta siguron se mesfushorja është e lumtur dhe e përqendruar te Roma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll