Sport

Alan Shearer drejton gishtin nga sulmuesi 70 milionësh i Man.United: "Nuk mendoj se ai do të vlejë më shumë se kaq..."

Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier Ligës nuk është i impresionuar nga zgjedhja e Ruben Amorim në merkaton e verës.

18 Nëntor 2025, 17:30 Nga DOSJA

Alan Shearer drejton gishtin nga sulmuesi 70 milionësh i Man.United:

ANGLI - Benjamin Sesko nuk ka pasur një kohë të lehtë te Manchester United. Pasi u kritikua ashpër nga Gary Neville dhe pësoi një dëmtim në gju që do ta mbajë jashtë garave për disa javët e ardhshme, sulmuesi slloven mori disa fjalë të ashpra nga Alan Shearer, i cili theksoi se një lojtar i nënshkruar për mbi 70 milionë euro duhet të bëjë më mirë.

"Një lojtar që duhet të përmirësohet është Sesko. Ata paguan rreth 70 milionë (aktualisht, shifra është rreth 76 milionë euro) për të. Janë shumë para. E di që kështu është tregu, por prapë janë shumë para. Ai pati një fillim të vështirë dhe, për të qenë i sinqertë, nuk pres gjëra të mëdha prej tij.

Mendoj se është një lojtar i mirë, por nuk mendoj se do të japë shumë më tepër se kaq. Duhet të kishte shënuar disa gola më shumë sesa ka shënuar. Ka qenë një fillim i keq, veçanërisht duke pasur parasysh shumën që pagoi Man.United", tha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Premier League, për Betfair.

Që kur mbërriti në Old Trafford nën drejtimin e Ruben Amorim, Benjamin Sesko ka kontribuar vetëm me dy gola dhe një asist në 12 ndeshje, një rekord sinqerisht negativ duke pasur parasysh se, në sezonin 2024/25, për Leipzig, ai shënoi gjithsej 27 gola (21 gjuajtje në portë, gjashtë asistime).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll