Sport

Biletat e stadiumit Camp Nou të ri dalin në shitje, çmimet janë astronomike…

Barcelona kthehet në shtëpi këtë të shtunë dhe bileta e hyrjes do të jetë e shtrenjtë për tifozët.

18 Nëntor 2025, 15:30 Nga DOSJA

Biletat e stadiumit Camp Nou të ri dalin në shitje, çmimet

SPANJE - Pas dy vitesh e gjysmë duke luajtur në stadiume të huazuara - kryesisht në Montjuïc - Barcelona më në fund do të kthehet në stadiumin e vet, me punimet në Camp Nou-n e ri që po i afrohen përfundimit.

Këtë të hënë, pasi njoftoi se inaugurimi do të bëhet të shtunën, në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, klubi katalanas nxori biletat në shitje dhe askush nuk i priste çmimet e zbuluara.

Bileta më e lirë, pra për seksionet pas portave dhe në qoshe, do të kushtojë 199 euro (!), ndërsa vendet në lokacionet VIP janë në dispozicion për 589 euro.

Biletat premium mund të arrijnë në një mijë euro. Për anëtarët e klubit, do të ketë një zbritje prej 20 përqind.

Duhet theksuar se, në këtë fazë të parë të rihapjes, klubi Blaugrana mori një licencë vetëm për zënien fillestare, me një kapacitet për 45.041 spektatorë, kur është planifikuar një kapacitet total prej 105.000.

Prandaj, këto çmime astronomike do të jenë një mënyrë për të kompensuar vendet bosh, ndërsa projekti përfundimtar i stadiumit nuk është ende i përfunduar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll