18 Nëntor 2025, 18:30
Nga M.L
Foto ilustruese
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje.
Për pesë të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK – masa të cilat do të reduktohen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjykimi për investitorin strategjik të qeverisë Rama, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarin tjetër të policisë, Ardit Hasanabegaj është veçuar nga gjykata për shkak të zvarritjes së gjykimit.
Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata është më i vogël se sa koha që ata kanë kaluar në paraburgim.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elteva Deda, me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn e gjeti fajtor prokurorin Xhevahir Lita për veprën penale të korrupsionit në dy episode dhe zbulim të akteve sekrete. Lita u dënua me 5 vjet heqje lirie në total dhe pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 3.4 vjet burg. Gjykata urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës “arrest me burg” për shkak të shlyerjes së dënimit me kohën e paraburgimit.
Ndryshe nga Lita, gjykata e gjeti të pafajshëm Bistrin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe e dënoi atë me 3 vjet burg për zbulim të akteve sekrete. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 2 vjet – ndaj gjykata urdhëroi lirimin e tij me argumentin se ai kishte vuajtur më shumë burg se sa masa e dënimit.
Prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 6 vjet burg për Litën dhe 9 vjet burg për Bistrin. Një vit më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë liroi pesë pasuri të paluajtshme të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror ndaj Bistrit. Fillimisht, me kërkesë të prokurorisë, u sekuestruan 20 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe një garazh, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, në pronësi të Oltian Bistrit e personave të lidhur.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, gjykata vendosi të martën dënimin përfundimtar të të pandehurit Behar Brajoviç me 8 vjet e 8 muaj burgim; ndaj Edmond Prekës 7 vjet heqje lirie dhe për Astmer Bilalin u caktua masa përfundimtare 5 vjet e 8 muaj burgim – dënime që janë më të buta nga ato të kërkuara prej SPAK./ Reporter.al
gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 18:03
M.L
Ardian Behari
TIRANA- Aredin Behari, i cili ka shpëtuar nga dy atentate, në 2017 dhe 2019, tregoi sot para Gjykatës së Posaç...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjyakata e Posaçme ka vendosur sot të pushojë një pjesë të akuzave të ngritura ndaj ish-shefit...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:52
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Faqet kryesore të internetit si X dhe ChatGPT ndaluan përkohësisht punën për shkak të një ndë...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:49
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur fazën hetimore të &cce...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:16
E.d
Foto ilustruse
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë lajmëruar se si paraqitet situata në vend deri n&eu...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:25
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Bashkëshortja e Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që ka pasur me të, pak para se ai t&eum...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 15:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Dënimi për Aksel Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen e Stiven Toshkëzit është ulur nga&...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:04
M.L
Foto ilustruese
SHKODRA- Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur fazën hetimore dhe ka vendosur të çojë për gjykim dy vë...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 15:52
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për një pjesë t&eum...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 15:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Nënë e Marin Canit, të miturit i cili humbi jetën një vit më parë, nga plagosja në...