Aktualitet

U arrestua nga operacioni "Metaformoza"/ GJKKO shuan masën e sigurisë, lirohet nga burgu ish-Shefi i Operacionales Oltion Bistri! Hiqet edhe sekuestroja ndaj pasurive

Pas një procesi të zgjatur dhe një sërë seancash, trupi gjykues e shpalli atë fajtor vetëm për veprën penale të “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, për të cilën u caktua një dënim me 2 vite burgim, por masa konsiderohet e shlyer me kohën e kaluar në paraburgim.

18 Nëntor 2025, 16:57 Nga M.L
U arrestua nga operacioni "Metaformoza"/ GJKKO shuan masën e
Foto ilustruese

TIRANA- Gjyakata e Posaçme ka vendosur sot të pushojë një pjesë të akuzave të ngritura ndaj ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, i arrestuar dy vite më parë në kuadër të operacionit të gjerë “Metamorfoza”, duke i hapur rrugën lirimit të tij të menjëhershëm.

Pas një procesi të zgjatur dhe një sërë seancash, trupi gjykues e shpalli atë fajtor vetëm për veprën penale të “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, për të cilën u caktua një dënim me 2 vite burgim, por masa konsiderohet e shlyer me kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë, Bistri u gjet i pafajshëm për akuzat shumë më të rënda që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, me argumentimin se mungonin provat që të mbështesnin pretendimet e SPAK. Gjykata rrëzoi po ashtu kërkesën për konfiskimin e pasurive të tij, duke vendosur t’i rikthejë pronat e sekuestruara gjatë hetimeve.

Sa i përket të pandehurve të tjerë të dosjes “Metamorfoza”, GJKKO shtyu marrjen e vendimit për Pëllumb Gjokën dhe Ardit Hasanbegajn për në datën 2 dhjetor, pasi avokatët e tyre nuk kishin paraqitur mbrojtjen përfundimtare.

Ndërkohë janë konfirmuar dënimet për disa prej të pandehurve të grupit:

-Edmond Preka u dënua fillimisht me 10 vite burg, ndërsa pas gjykimit të shkurtuar do të vuajë 7 vite në një burg të sigurisë së lartë.

-Behar Brajoviç (Bajri) mori 13 vite burg, të reduktuara në 8.8 vite me gjykim të shkurtuar.

-Astmer Bilali u dënua me 8 vite e 6 muaj, që pas uljes ligjore shndërrohen në 5.8 vite burgim.

-Xhevair Lita u dënua me 5 vite, por me përfitimin e gjykimit të shkurtuar dënimi i bie në 3.4 vite, të cilat konsiderohen të shlyera, duke bërë që ai të lirohet menjëherë.

spak

Sondazh

Poll