Sport

Ultimatumi i Ancelottit për Neymar: “Ai ka gjashtë muaj kohë për Kupën e Botës”...

"Neymar është në listën e lojtarëve që mund të jenë në Kupën e Botës. Ai ka gjashtë muaj kohë për të bërë përzgjedhjen përfundimtare”.

18 Nëntor 2025, 12:30 Nga DOSJA

Ultimatumi i Ancelottit për Neymar: “Ai ka gjashtë muaj

BRAZIL - Carlo Ancelotti doli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Brazilit kundër Tunizisë, dhe trajneri italian u pyet për Neymarin dhe mundësinë e përfshirjes së tij në skuadër për Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti.

Përgjigja e tij ishte e prerë dhe e qartë: "Neymar është në listën e lojtarëve që mund të jenë në Kupën e Botës. Ai ka gjashtë muaj kohë për të bërë përzgjedhjen përfundimtare.

Ne vetëm duhet ta vëzhgojmë atë, siç bëjmë edhe me të tjerët, për të shmangur gabimet në përzgjedhjen përfundimtare. Ai është rikuperuar nga dëmtimi dhe tani ka gjashtë muaj kohë për të luajtur dhe për të demonstruar cilësinë dhe gjendjen e tij fizike."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll