Politike

"Isha në SPAK për një kallëzimim që kemi bërë..."/ Fletëthirrje për 21 janarin? Bylykbashi: S’kam marrë fletë thirrje! Atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri

Pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, Bylykbashi tha para gazetarëve se u pyet në lidhje me një kallëzim të bërë nga deputetët e PD. Demokrati njoftoi se bëhet fjalë për një vjedhje prej 12.5 milionë euro që ka lidhje me kompaninë e inceneratorëve.

18 Nëntor 2025, 11:02 Nga E. D
"Isha në SPAK për një kallëzimim që kemi
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u paraqit në SPAK mëngjesin e kësaj të marte. Pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, Bylykbashi tha para gazetarëve se u pyet në lidhje me një kallëzim të bërë nga deputetët e PD. Demokrati njoftoi se bëhet fjalë për një vjedhje prej 12.5 milionë euro që ka lidhje me kompaninë e inceneratorëve.

"Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur.

Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi. Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes," Oerd Bylykbashi.

Bylikbashi u pyet edhe nëse ka marrë thirrje nga SPAK për dosjen e 21 janarit, si pjese e kabinetit të Sali Berishës në atë kohë. Në përgjigje, deputeti tha se nuk ka marrë një ftesë të tillë.

A keni marrë ftesë nga SPAK për 21 janarin?

Oerd Bylykbash: Jo nuk kam ftesë të tillë, unë atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri, por nuk kam ftesë./Dosja.al

 

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll