Jenni Hermoso raporton në rrjete kërcënime me vdekje: "Le ta shohim fytyrën e saj"…
SPANJE - Futbolli për femra. Jenni Hermoso shënon një gol për të futur Tigres UANL në finalen e Apertura. Jenni Hermoso, n...
Përfaqësuesja U-21 fitoi edhe miqësoren e dytë të nëntorit ndaj Ukrainës U-21 me rezultatin 2-0.

ELBASAN - Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Elbasan Arena” dhe golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Gjergji Kote.
Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (GK), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai (C), Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca.
Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që u hodh menjëherë në sulm. Ishte Rashica që tentoi i pari në minutën e 5-të me një goditje të bukur.
Sërish Rashica provoi në minutën e 12-të me një tjetër goditje të rrezikshme, por u ndal nga portieri kundërshtar. Kuqezinjtë ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe shmangën çdo rrezik.
Shqipëria mori avantazhin në minutën e 39-të me Ermir Rashicën, i cili përfitoi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Fraksioni i dytë nisi në të njëjtën mënyrë për kuqezinjtë, të cilët ishin të vendosur mirë në prapavijë dhe u shfaqën rrezikshëm në portën kundërshtare me kundërsulme të shpejta.
Trajneri Bushi kreu dy zëvendësimet e para në minutën e 65-të. Nga loja dolën Brruti dhe Rashica, ndërsa u aktivizuan Kevin Dodaj dhe Rrok Toma.
Deri në fund të ndeshjes, kuqezinjtë administruan shumë mirë ndeshjen dhe në kohën shtesë shënuan edhe golin e sigurisë me Gjergji Koten. Një aksion shumë i bukur i nisur nga Dodaj dhe i finalizuar nga Kote.
Dy fitore në ndeshjet miqësore të nëntorit për ekipin U-21 kuqezi ndaj Moldavisë dhe Ukrainës. Testet miqësore janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë U-21, pasi janë pjesë e përgatitjeve për Europianin U-21 2027.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Futbolli për femra. Jenni Hermoso shënon një gol për të futur Tigres UANL në finalen e Apertura. Jenni Hermoso, n...
FRANCE - PSG dhe Kylian Mbappé përballen me një përballje ligjore: ajo filloi në orët e para të pasdites s...
ITALI - Portugalia dhe Norvegjia siguruan kualifikimin për Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme, duke e çuar numrin e skuadrave evro...
ANGLI - Këtë të martë në orën 18:30, do të luhet një ndeshje solidariteti midis Katalonjës dhe Palestinës n&...
SPANJE - Ai jetoi "një ëndërr". I thirrur në ekipin kombëtar argjentinas nga Lionel Scaloni, Joaquin Panichelli (23 vjeç)...
FRANCE - Pavarësisht se luan në Arabinë Saudite, Karim Benzema e ndjek nga afër situatën aktuale të Real Madridit. Në ...
TIRANE - Armando Broja edhe në ditët e tij jo më të mira të karrierës, është një personazh që mbetet në...
ITALI - Kuqezinjtë e Milanos janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë dhe profili i brazilianit shi...
TIRANE - Episodi mes pjesëve, ku Kristjan Asllani dhe Jude Bellingham shkëmbyen fanelat është kthyer në një “meme” n...
ANGLI - Raheem Sterling, Jack Grealish, Victor Lindelof dhe Alexander Isak. Këta janë vetëm disa shembuj të lojtarëve që luajn&e...