Sport

Milani, mendon për rikthimin e Thiago Silvës...

Milan po shqyrton mundësinë e rikthimit të Thiago Silvës, 13 vite pas largimit të tij.

17 Nëntor 2025, 17:12 Nga DOSJA

Milani, mendon për rikthimin e Thiago Silvës...

ITALI - Kuqezinjtë e Milanos janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë dhe profili i brazilianit shihet si alternativë e mundshme, edhe pse ai është një ish.

David Odogu, i marrë këtë sezon, nuk ka bindur dhe ka gjasa të huazohet në janar. Sipas “La Repubblica”, diskutimet për rikthimin e Thiago Silvës kanë nisur prej javësh.

Futbollisti i Fluminense ka mbushur 41 vjeç, çka kërkon vlerësim të kujdesshëm nga ana e klubit. Kampionati brazilian përfundon më 21 dhjetor dhe mbrojtësit i mbeten edhe gjashtë muaj kontratë.

Silva nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer te Milani. Klubi ka precedentë me rikthime të ngjashme, si Kaka dhe Ibrahimovic, ndërsa rasti Modric tregon se mosha nuk e përjashton kontributin në nivele të larta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll