Sport

Asllani dhe Bellingham shkëmbyen fanelat, tifozët anglezë nuk e aprovojnë gjestin: “Momenti i gabuar, mund të bëhej në fund!"...

Momenti kur mesfushorët shkëmbyen fanelat u inkuadrua prej kamerave, ndërsa kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë edhe kritikat.

17 Nëntor 2025, 17:02 Nga DOSJA

Asllani dhe Bellingham shkëmbyen fanelat, tifozët anglezë nuk e

TIRANE - Episodi mes pjesëve, ku Kristjan Asllani dhe Jude Bellingham shkëmbyen fanelat është kthyer në një “meme” nga tifozët anglezë, të cilët nuk e kanë pritur mire veprimin.

Momenti kur mesfushorët shkëmbyen fanelat u inkuadrua prej kamerave, ndërsa kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë edhe kritikat.

“Bellingham shkëmbeu fanelën në pjesën e parë? Duhet ta bënte në fund të ndeshjes!”, ishte reagimi i një tifozi në rrjetet sociale.

“Ajo që bëri Jude Bellingham nuk ka kuptim? Bëhet fjalë për një ndeshje kompetitive!”, ishte një tjetër koment mbi episodi e lartpërmendur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll