Sport

Del përgjigjja e dëmtimit të Brojës… Ja sa kohë do të mbetet jashtë fushe sulmuesi kuqezi

Kontrollet e mëtejshme mjekësore konfirmojnë për një ndrydhje të kaviljes së sulmuesit kuqezi, që do ta mbajë atë vetëm pak ditë jashtë fushe.

17 Nëntor 2025, 17:29 Nga DOSJA

Del përgjigjja e dëmtimit të Brojës… Ja sa kohë

TIRANE - Armando Broja edhe në ditët e tij jo më të mira të karrierës, është një personazh që mbetet në qendër të vëmendjes. Në sfidën ndaj Anglisë, ai ishte pika e diskutimit edhe për gazetarët anglezë duke qenë një lojtar i Premier League.

Sulmuesi i Burnley u aktivizua vetëm në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj “Tre Luanëve”, ku në ato minuta që u aktivizua, u duk shumë i motivuar, për të bërë një figurë të mirë. Por me sa duket gjendja e tij psikologjike, për momentin, nuk është më e mira dhe është ajo që ndoshta po i kthehet në pengesë.

Si për të konfirmuar momentin e keq të tij, Armando Broja nuk arrin as ta mbyllë ndeshjen, pëson një dëmtim që e nxjerr nga fusha me barrelë dhe me ankthin se cili do të ishte problemi i tij i ri fizik.

Nga raportimet mediatike është mësuar se për fatin e mirë, sulmuesi kuqezi nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar, pasi kontrollet e mëtejshme ndaj tij konfirmojnë për një ndrydhje të kaviljes, që do ta mbajë atë vetëm pak ditë jashtë fushe.

Po sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për një dëmtim që rikuperohet brenda 4-5 ditësh. Kështu që, Broja do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit të Burnley-t shumë shpejt për të vazhduar sezonin normalisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll