Politike

"Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin", Berisha: Na kanë rrethuar me policë si në diktaturë, por ikin si minjtë

Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama është i pashpresë dhe se fundi i tij do të vijë nga sheshi ku po zhvillohet protesta opozitare.  

17 Nëntor 2025, 18:54 Nga E.d
"Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot PD përmes protestave të zhvilluara në 46 javë, e dërgoi Erion Veliajn në burg. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama është i pashpresë dhe se fundi i tij do të vijë nga sheshi ku po zhvillohet protesta opozitare.  

"Parlamenti kontinental transformoi Shtetet e Bashkuara dhe i bëri superfuqi. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën. E ktheu në forcë sovrane të shqiptarëve. E ktheu atë në një parti e cila u përballë në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin agresionin ndaj saj. Por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.

Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pllëmbë me ushtarë. Edvin je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, që shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka te këmbët. Dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë vendosmëria për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me SKAP e partisë, me dhunë terror, pazare. Po idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut, e shoqërisë, asgjë nuk i reziston, ndaj dhe ju ftoj në këtë mision, të vazhdojmë betejën tonë, si misionar. Ja ku jemi, gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin. Po.

Ai ishte te bashkia, këtë që kemi këtu Lubinë me Edi Ramën do i nisim te Eiron Velian. Merr jo kaq, se e ka mbush atje, janë nja 500 policë, në anën tjetër 500 të tjerë. Ky është fundi i regjimit, edhe në diktatorë kështu bënin na rrethonin me policë me ushtare. Ikën si minjtë. Edhe këta nuk kanë shpresa." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll