Sport

Babai i Neymar blen “markën e Pelé”-s: shifrat e marrëveshjes janë astronomike…

Njoftimi zyrtar pritet të mërkurën, ditën që shënon përvjetorin e golit të njëmijtë të 'Mbretit'.

17 Nëntor 2025, 16:23 Nga DOSJA

Babai i Neymar blen “markën e Pelé”-s: shifrat e

BRAZIL - Mediat braziliane raportojnë se babai i Neymarit, Neymar da Silva Santos, bleu “markën tregtare të Pelé”-s për një shumë multimilion dollarëshe, e vlerësuar në rreth 15.5 milionë euro.

Sipas portalit 'UOL', i cili raporton numrin e lartpërmendur, marrëveshja u bë kryesisht për shkak të faktit se "marka është shfrytëzuar pak që nga vdekja e Pelé-s" në fund të vitit 2022, veçanërisht pasi një pjesë e madhe e fitimeve të organizatës erdhi nga paraqitjet e 'Mbretit' në evente të ndryshme.

Sipas të njëjtit burim, njoftimi duhet të bëhet zyrtar të mërkurën, më 19, dita që shënon përvjetorin e golit të njëmijtë në karrierën e Pelé-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll