Ekonomi

Publikoht nisma e studentëve të “Zoja e Këshillit të Mirë”, dokumentohen dëmet në kisha me anë të rilevimit tradici

10 Shkurt 2020, 13:42 Nga DOSJA
Publikoht nisma e studentëve të “Zoja e Këshillit të

BERAT- Disa prej studentëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, fakulteti i shkencave te aplikuara, programi Arkitekturë, si dhe në bashkëpunim me dy pedagogë të Universitetit të Firences në Itali kanë zhvilluar për rreth një javë disa matje si dhe rilevim të disa objekteve muzeale. Ata janë fokusuar në objekte banimi, në kishen e Shën Triadhës, në kishën e Shën Mëri Vllaherna dhe Shën Kollit. Në të gjitha këto objekte të kategorisë së parë të mbrojtura nga UNESCO skanimi është bërë jashtë e brenda me lasser si dhe kamera dron 3D.

Sot ishte përfundimi  dhe prezantimi i të gjithë punës së bërë nga këta studentë dhe dy profesorët e njohur të Firences. Të gjitha këto projekte sipas tyre do t’i kalojnë Ministrisë së Kulturës si dhe drejtorisë së monumenteve Berat do t’u vihen në dispozicion. Punimet kanë paraqitjen e këtyre objekteve në një format 3D ku shfaqen dukshëm se të gjitha pikturat murore jane të dëmtuara. Banesat në lagjen Goricë kanë kryer rilevim me lasser ky të cilat do të përdoren gjatë restaurimit në projektet tona si drejtori.

Ndërsa kordinatorja e këtij projekti Klenisa Galica shprehet se: Ky është viti i dytë ku një vit më parë ishim në qytetin e Gjirokastrës, e ndërsa tani kemi ardhur në qytetin e Beratit, ku së bashku me grupin e studentëve të vitit të dytë e të katërt, jemi duke dokumentuar ndërtesat historike të qytetit të Beratit me aparatuar e kohës së fundit. Po bëjmë rilevimin me anë të aparaturës me lasser scaner si dhe me anë të fotogrametrisë. Të gjitha këto dokumentime rilevime do marrin pjesë në një konkurs europian që është 3D Paste, ku më pas e gjithë kjo paket do t’i vihet ne dispozicion drejtorive të monumenteve të kultures si dhe do ti dorëzohet dhe ministrisë së kulturës.

Qyteti muze i Beratit tashmë pjesë e mbrojtur nga UNESCO do t’i vihen në dispozicion këto dokumentime dhe rilevime me lasser scaner si dhe fototgrametri të realizuara nga këta studentë të universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të mirë”, për t’i vënë në zbatim me projekte që do të sjellë Ministria e Kulturës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale nisma e studenteve studentet e universitetit katolik zoja e këshillit te mire nisma e studenteve studentet e universitetit katolik zoja e këshillit te mire

Sondazh

Poll