Ekonomi

Manastirliu tregon masat ndaj koronavirusit: Dhomat e izolimit janë funksionale, kemi gati strukturën për karantinë (VD)

10 Shkurt 2020, 10:56 Nga DOSJA
Manastirliu tregon masat ndaj koronavirusit: Dhomat e izolimit janë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka raportuar sot në Komisionin e Shëndetësisë në lidhje me masat e marra kundër koronavirusit në Shqipëri. Në fjalën e saj para deptuetëve, Manastirliu u shpreh se  janë marrë masa të plota kundër gripit sezonal dhe kundër koronavirusit.

Po ashtu është shprehur se janë gati dhomat e izolimit nëse do kemi raste të të prekurve nga vurisi vdekjeprurës në Shqipëri.

Dua që të informoj komisionin se nga ISHP janë realizuar të gjitha trajnimet për specialistë në të gjitha strukturat e kujdesit parësor. Edhe në spitale janë marrë masa dhe dhomat e izolimit janë funksionale nëse ka raste për të dyshuarit me koronavirus. Ka 5 raste të dyshuara me një histori udhëtimi me Kinën të cilët janë testuar dhe kanë dalë negative. Pra deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Shërbimi infektiv është pajisur me të gjitha mjetet e mbrojtjes personale. Kemi dhe një strukturë pritës për karantinë në vend, vendi është i përcaktuar me kushtet më të mira”, u shpreh Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder koronavirusi ogerta manastirliu rreziku nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi masat kunder koronavirusi ogerta manastirliu rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll