Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ekonomia në Shqipëri ka probleme, ka tkurrje në investime (VD)

10 Shkurt 2020, 12:37 Nga DOSJA
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ekonomia në Shqipëri ka probleme, ka

TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton. Sipas Jacos klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë, për të problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti. Por, që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.

Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi zyrtari i lartë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dhoma amerikane e tregtise enio jaço korrupsioni i larte ne shqiperi tkurren investimet ne shqiperi dhoma amerikane e tregtise enio jaço korrupsioni i larte ne shqiperi tkurren investimet ne shqiperi

Sondazh

Poll