Ekonomi

Bashkia e Tiranës jep dëmshpërblimin për 302 familje të prekura nga tërmeti

9 Shkurt 2020, 14:30 Nga DOSJA
Bashkia e Tiranës jep dëmshpërblimin për 302 familje të

TIRANË-Krahas rindërtimit të gjithë banesave të shkatërruara plotësisht nga tërmeti, Bashkia po vijon edhe me dhënien e dëmshpërblimit për ato familje të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me emra e 302 familjeve që kanë pësuar dëme ndërtimore, si pasojë e tërmetit të datës 21 shtator 2019 dhe përmbytjes së datës 23 shtator 2019, ku janë evidentuar dëme të shumta ndërtimore.

Drejtoria e Emergjencave Civile në cilësinë e strukturës përgjegjëse për mbrojtjen civile, në nivel vendor, ka plotësuar dhe verifikuar dokumentacionin në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës.

Pas përfundimit të punës në terren, stafi i njësive administrative në bashkëpunim me qytetarët ka plotësuar dosjet për secilin prej tyre me dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor dhe i ka përcjellë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile, për t’i hapur rrugë procesit të vlerësimit të këtyre praktikave.

Pas verifikimit të dosjeve për saktësinë e dokumentacionit, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë. Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale bashkia e tiranës jep dëmshpërblim bashkia tirane të prekura nga tërmeti bashkia e tiranës jep dëmshpërblim bashkia tirane të prekura nga tërmeti

Sondazh

Poll

Ekonomi 6 Shkurt 2020, 15:39

TIRANË– Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri, Liliana Dule. Ajo ka kalu...