Aktualitet

VIDEO TRONDTËSE! Skandal në Tiranë, qentë endacakë dhe me pronar bien viktima të helmimit, punonjëset e AMK-së i përgatisin "kurthin" dhe e shpërndajnë në rrugë

Video e publikuar nga JOQ Albania tregon momentin kur dy punonjëse të AMK-së përgatisin helmin dhe ia dorëzojnë një burri, i cili më pas e shpërndan atë në rrugët e qytetit, aty ku ushqehen dhe lëvizin qentë. Një prej viktimave është qenushi i njohur i lagjes “Qazim Vathi”, Puki.

15 Nëntor 2025, 22:40 Nga M.L
VIDEO TRONDTËSE! Skandal në Tiranë, qentë endacakë dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku disa qen, përfshirë edhe ata që kanë pronar, kanë rënë viktima të një akti të qëllimshëm helmimi. Video e publikuar nga JOQ Albania tregon momentin kur dy punonjëse të AMK-së përgatisin helmin dhe ia dorëzojnë një burri, i cili më pas e shpërndan atë në rrugët e qytetit, aty ku ushqehen dhe lëvizin qentë. 

Banorët raportojnë se kjo praktikë po përsëritet në mënyrë të fshehtë në disa zona të Tiranës, duke shkaktuar rritje të rasteve të qenve të helmuar, disa prej të cilëve gjetën të ngordhur.

Situatën e ka komplikuar edhe mungesa e ndërhyrjes konkrete nga organizatat e mbrojtjes së kafshëve, të cilat sipas qytetarëve kanë reaguar vetëm përmes postimeve në rrjetet sociale, pa veprim në terren.

qente endacake

Sondazh

Poll