Bota

Shtëllunga tymi në ajër! Flakët shkrumbojnë tempullin 1,500-vjeçar Yongqing në Kinë (VIDEO)

Autoritetet lokale konfirmuan se zjarrfikesit iu përgjigjën menjëherë emergjencës dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll kryesisht deri në pasdite, pa raportuar viktima. Ndërsa pavijoni shumëkatësh u shkatërrua, strukturat kryesore të tempullit, të cilat datojnë qe nga periudha e Dinastise Jugore (rreth vitit 536 pas Krishtit), mbetën të paprekura.

14 Nëntor 2025, 20:20 Nga E. D
Shtëllunga tymi në ajër! Flakët shkrumbojnë tempullin
pamje nga vendngjarja

PEKIN- Një zjarr masiv shpërtheu më 12 nëntor 2025 në Tempullin 1,500-vjeçar Yongqing të vendosur në Zhangjiagang, Provinca Jiangsu, Kinë, duke shkaktuar dëme të renda në Pavijonin shumëkatesh Wenchang të vendit historik. Flakët nisën reth orës 11:24 të mëngjesit dhe përfshiu me shpejtësi Pavionin Wenchang, një strukturë tradicionale prej druri e lidhur me autorin e “Kryengritësit të Moçëm” (Water Margin), Shi Nai’an.

Autoritetet lokale konfirmuan se zjarrfikesit iu përgjigjën menjëherë emergjencës dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll kryesisht deri në pasdite, pa raportuar viktima. Ndërsa pavijoni shumëkatësh u shkatërrua, strukturat kryesore të tempullit, të cilat datojnë qe nga periudha e Dinastise Jugore (rreth vitit 536 pas Krishtit), mbetën të paprekura. Tempulli është i njohur për trashegiminë e tij budiste, arkitekturën e ndërlikuar prej druri dhe rëndësinë shpirterore, duke tërhequr pelegrinë dhe turistë ndër shekuj.

Shkaku i zjarrit është nën hetim të plotë, me eksperte që po shqyrtojne faktorë të mundshëm si instalimet elektrike të dëmtuara, perdorimi i temjanit ose dobësitë strukturore të natyrshme në ndërtesat shekullore. Puna e restaurimit pritet të jetë një proces i gjatë, me qëllim rindërtimin e pavijonit të dëmtuar duke ruajtur njëkohësisht integritetin historik dhe kulturor të Tempullit Yongqing. Autoritetet dhe ruajtësit e trashëgimisë janë zotuar për perpjekje për të mbështetur rimëkëmbjen e tempullit dhe për të ruajtur statusin e tij si një nga vendet e lashta më të nderuara të Jiangsu-t./Dosja.al

kine

Sondazh

Poll