Bota

Paraburgimi i Imamoglu në Turqi! Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale: Zgjatja e paraburgimit, efekt frikësues mbi ushtrimin e lirisë demokratike

Ai përmendi situatën e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, duke theksuar se kjo është një fenomen jashtëzakonisht shqetësues.

14 Nëntor 2025, 17:09 Nga M.L
Paraburgimi i Imamoglu në Turqi! Presidenti i Kongresit të
Marc Cools

TIRANA- Marc Cools, president i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, ka shprehur shqetësim për rastet kur kryebashkiakët mbahen në burgim për periudha të zgjatura. Ai përmendi situatën e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, duke theksuar se kjo është një fenomen jashtëzakonisht shqetësues.

Cools theksoi rëndësinë e respektimit të lirisë dhe të drejtave të zyrtarëve të zgjedhur, duke sugjeruar se praktika e burgimeve të tejzgjatura mund të dëmtojë besimin e publikut te institucionet vendore.

“Sipas asaj që theksoi Komisioni i Venecias në një raport të përgatitur në kërkesë të Kongresit, kur zbatohet ndaj kryebashkiakëve, zgjatja e tepërt e paraburgimit para gjykimit jo vetëm që ka një efekt frikësues mbi ushtrimin e lirisë demokratike, por gjithashtu pengon aktorët publikë dhe qytetarët të marrin pjesë në takime politike për frikë nga përgjegjësia apo hakmarrja.

“Kongresi vazhdon dialogun me autoritetet kombëtare të Turqisë dhe përgatit një vizitë të re në vend, duke përfshirë takimin me kryetarin e Bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu dhe kryebashkiakë të tjerë të burgosur, për të shprehur mbështetjen tonë të vazhdueshme për mbrojtjen e demokracisë vendore në vend”, tha Cools./ Dosja.al


marc cools

Sondazh

Poll