Bota

SHBA miraton shitjen e pjesëve të avionëve ushtarakë dhe shërbimeve mbështetëse për Tajvanin

Shitja e pjesëve, artikujve të tjerë të riparimit dhe shërbimeve është menduar për avionët luftarakë shumëfunksionalë F-16, avionët transportues C-130 dhe avionët e prodhuar në vend, tha në një deklaratë Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes.

14 Nëntor 2025, 07:37 Nga E.d

SHBA miraton shitjen e pjesëve të avionëve ushtarakë dhe

Foto ilustruse


SHBA- Departamenti i Shtetit amerikan ka miratuar shitjen e mundshme të pjesëve dhe shërbimeve mbështetëse për avionë luftarakë dhe transportues Tajvanit, për një çmim prej 330 milionë dollarësh, njoftoi qeveria amerikane.

Shitja e pjesëve, artikujve të tjerë të riparimit dhe shërbimeve është menduar për avionët luftarakë shumëfunksionalë F-16, avionët transportues C-130 dhe avionët e prodhuar në vend, tha në një deklaratë Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes. Mediat e huaja shkruajnë se shitja e propozuar është në përputhje me ligjin dhe politikën amerikane

Uashingtoni, megjithëse nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin diplomatikisht, por Kina, është mbështetësi kryesor i ishullit në nivel diplomatik dhe furnizuesi kryesor i ishullit me pajisje ushtarake./Dosja.al

 

shba tajvan avion

Sondazh

Poll