Art&Argëtim

Oscars 2020/ Elton John fiton çmimin për këngën më të mirë

10 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA
Oscars 2020/ Elton John fiton çmimin për këngën më

Los Angelos- Në eventin Oscar 2020, Elton John fitoi çmimin e këngës më të mirë origjinale për herë të dytë në karrierën e tij. “(I’m Gonna) Love Me Again” nga Rocketman fitoi çmimin e parë. Të nominuara ishin këngët nga Toy Story 4 (Randy Neëman), Frozen II (“Into the Unknoën”), Breakthrough (nga Diane Ëarren) dhe Harriet (nga Cynthia Erivo).

Elton John performoi këngën gjatë shfaqjes. Ai ka fituar më parë çmimin për këngën më të mirë Origjinale për singlin e tij të Lion King “Can You Feel Love Sonte”.

 

Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli  as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture elton john këngëtari oscars 2020 elton john këngëtari oscars 2020

Sondazh

Poll