Art&Argëtim

Natalie Portman vesh pelerinën me mesazhin e fuqishëm në Oscars 2020, femrat që ‘u përjashtuan’ nga eventi pa të drejt

10 Shkurt 2020, 09:04 Nga DOSJA
Natalie Portman vesh pelerinën me mesazhin e fuqishëm në Oscars

LOS ANGELOS– Mbrëmjen e kaluar u mbajt një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmit, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Aktorja Natalie Portman, ka mbërritur në tapetin e kuq, me një pelerinë të pazakontë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm, për padrejtësitë e këtij eventi.

Ajo ka veshur një pelerinë të zezë, ku me delikatesë ishin qendisur emrat e të gjitha drejtoreshave femra, që u përjashtuan në këtë vit, nga eventi gjigand Oscars 2020. Në 92-vjetorin e Oscars, aktoria Portman ka zgjedhur që veshja e saj të përmbajë në thelb një mesazh të fortë, në mbështetje të të gjitha femrave, që nuk u përfshinë në eventin e rëndësishëm, pavarësisht punës së tyre të palodhur.

“Doja të njiheshin gratë që nuk u njohën për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit në mënyrën time delikate,”-  pohoi aktorja për Los Angeles Times në tapetin e kuq.

Emrat, të qëndisur në ar, iu referuan Lulu Wang (Lamtumirë), Lorene Scafaria (Hustlers), Greta Gerëig (Gratë e Vogla), Marielle Heller (Një ditë e bukur në lagje), Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har ‘ el (Djali Honey), Mati Diop (Atlantics) dhe Céline Sciamma (Portreti i një Zonje në Zjarr). Megjithë numrin e filmave të vlerësuar kritikisht nga gratë, vetëm burra u nominuan në kategorinë më të mirë të Oskar-it për vitin 2020.

Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli  as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Burimi: TIME

R.L/Dosja.al     

                                                                                                                          

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja natalie portman oscars 2020 aktorja natalie portman oscars 2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Shkurt 2020, 07:27

Në fundin e viteve ’20,në Shqipëri ishte projektuar dhënia e dy koncesioneve për ndërtimin e fabrikave të birrës. Megjithatë, rrethanat do të bënin që vetëm një...