Sport

HISTORIKE! Shqipëria kualifikohet në Play Off e Kupës së Botës, Asllani nderon Kombëtaren në Andorra

Në pjesën e parë, Kombëtarja e kishte zotërimin e topit por ishte steril pasi kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të godisnin portën kundërshtare. Për këtë 45 minutësh mund të përmendim vetëm goditjen e dënimit të Asllanit në minutën e 18, ndërkohë që rastin më të mirë e kishte kapiteni Gjimshiti i cili pas ekzekutimit të një goditje këndi, gjuajti me kokë por tramversa i mohoi golin dhe në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

13 Nëntor 2025, 22:44 Nga E. D

HISTORIKE! Shqipëria kualifikohet në Play Off e Kupës së

ANDORRA- Kombëtarja shqiptare ia del më në fund dhe siguron kualifikimin për në playoffin e Botërorit 2026. Kuqezoinjtë e arritën objektivin e tyre dhe mposhtën Andorrën me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikët që i duheshin por duke falënderuar edhe Anglinë që mposhti serbinë duke i dhënë sigurinë matematikore kuqezinjve për pjesëmarrjen në playoff

Në pjesën e parë, Kombëtarja e kishte zotërimin e topit por ishte steril pasi kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të godisnin portën kundërshtare. Për këtë 45 minutësh mund të përmendim vetëm goditjen e dënimit të Asllanit në minutën e 18, ndërkohë që rastin më të mirë e kishte kapiteni Gjimshiti i cili pas ekzekutimit të një goditje këndi, gjuajti me kokë por tramversa i mohoi golin dhe në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Pjesa e dytë nisi me një mundësi të Kombëtares me Arbër Hoxhën, por gjuajtja e tij u devijua në goditje këndi. Më pas tentoi Asllani me një gjuajtje në hyrje të zonës pas një depërtimi në zonë por u ndal nga Alex Ruiz. Në minutën e 63 u shënua një tjetër mundësi e pashfrytëzuar nga kombëtarja. Në minutën e 67 erdhi edhe momenti i shumëpritur për kuqezinjtë kur Asllani shënoi golin e avantazhit pas një aksioni të bukur të krijuar nga bajrami dhe Uzuni të aktivizuar në pjesën e dytë në vend të Brojës dhe Lacit dhe e gjithë festa ishte kuqezi.

Në minutën e 73 Bajrami goditi nga distanca ne Manaj që devijoi por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Pas këtij momenti ngjarjet nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 1-0 për Kombëtaren Shqiptare që shkruan një tjetër faqe të historisë teksa siguron playoffin e nje Botërori për herë të parë./Dosja.al

kombetarja shqiptare andorra

Sondazh

Poll