Sport

Reagimi viral i Messit, kur mori dhuratë fanelën e Elches me emrin e tij…

Ylli argjentinas po stërvitet me ekipin e tij kombëtar në stadiumin Martínez Valero.

13 Nëntor 2025, 20:00 Nga DOSJA
Reagimi viral i Messit, kur mori dhuratë fanelën e Elches me emrin e
Elche i dhuron Messit një fanellë me emrin e tij dhe numrin '10'

SPANJE - Kombëtarja argjentinase, e udhëhequr nga Leo Messi, u stërvit këtë të enjte në mëngjes, më 13 nëntor, në stadiumin Martínez Valero në Elche, në një seancë të hapur për publikun. Dhe, siç pritej, stadiumi u mbush plot me 20.085 spektatorë që nuk donin ta humbisnin këtë rast. 

Mbi të gjitha, për të shijuar rikthimin e lojtarit yll në Spanjë. Por ajo që ai nuk e priste ishte dhurata që klubi, i kryesuar nga Christian Bragarnik, kishte përgatitur për të: një fanelë me emrin e tij dhe numrin e tij legjendar '10' në pjesën e pasme. 

Reagimi i tij është kapur në këtë fotografi të ndarë nga Elche CF, e cila tashmë është bërë virale në X (Twitter-in e vjetër). 

Leo nuk mundi ta fshihte entuziazmin e tij dhe vuri duart në kokë. I njëjti entuziazëm ndihej nga fansat vetëm duke menduar për mundësinë e ta shihnin me vijën e gjelbër në gjoks, sado e largët që mund të duket. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll