Sport

VIDEOLAJM/ Shqiptarët përkrahin kombëtaren në Andorrë, tifozët me plisa dhe flamuj kuqezi pushtojnë rrugët disa orë para ndeshjes

Sipas raportimeve, rreth 60 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë i mbushur me tifozë kuqezi, të cilët kanë “blinduar” çdo cep të tribunave.

13 Nëntor 2025, 18:37 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Shqiptarët përkrahin kombëtaren në Andorrë,
Foto nga vendngjarja

ANDORRA- Andorra pret sonte Kombëtaren shqiptare në stadiumin “Encamp” në orën 20:45, ndërsa atmosfera është ndezur prej orëve të para të ditës. Sipas raportimeve, rreth 60 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë i mbushur me tifozë kuqezi, të cilët kanë “blinduar” çdo cep të tribunave.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, festa shqiptare ka pushtuar rrugët e Andorrës, ku flamujt, plisat dhe makinat e mbështjella me ngjyrat kuqezi po krijojnë një panoramë spektakolare.

Sakaq pritet që rreth 3 mijë tifozë shqiptarë të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen e radhës eliminatore./ Dosja.al

ndeshja shqiperi-andorra

Sondazh

Poll