Sport

Ndeshja Andorra-Shqipëri! Kërkohet fitorja historike për në “Play off”, starton dueli i kuqezinjve

13 Nëntor 2025, 20:46 Nga M.L
Ndeshja Andorra-Shqipëri! Kërkohet fitorja historike për në
Foto ilustruese

ANDORRA- Kombëtarja shqiptare nisi ndeshjen vendimtare kundër Andorrës, e cila mund të vendosë fatin për play-off-in e Botërorit 2026. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Alvarez që kanë bërë zgjedhjet e tyre. Sylvinho ka konfirmuar 11-shen startuese me disa ndryshime nga sfida kundër Serbisë:

Porta: Strakosha
Mbrojtja: Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj
Mesfusha: Asllani, Shehu, Laçi (më i avancuar)
Sulmi: Broja, Hoxha (surpriza e ndeshjes) – mbështesin Rey Manajn në qendër
Gjyqtarët:

Kryegjyqtar: Horațiu Feșnic (Rumani)
Asistentët: Valentin Avram dhe Alexandru Cerei
I katërti: Rares Vidican
VAR: Ovidiu Hațegan dhe Adrian Costreie
Takimi pritet të jetë i fortë, me Shqipërinë që synon të marrë avantazhin në këtë duel vendimtar.

Ndeshja Andorra-Shqipëri! Kërkohet fitorja historike për në

ndeshja shqiperi-andorra

Sondazh

Poll